Aktualitet

Mjeku i njohur thirrje të rinjve: Nuk jeni të rrezikuar nga koronavirusi, mos takoni prindërit këto kohë

24 Mars 2020, 20:33 Nga DOSJA
Mjeku i njohur thirrje të rinjve: Nuk jeni të rrezikuar nga

TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho që është një raminator i njohur u ka bërë thirrje të rinjve që të mos kenë frikë nga COVID-19, por sërish ka thënë që të tregohen të kujdesshëm. I ftuar sot në emisionin “Open”, mjeku tha se të rinjtë nuk janë të rrezikuar nga koronavirusi, por të kenë kujdes përbdërit e tyre dhe të mos i takojnë këto kohë.  

Prandaj u bëj thirrje të rinjve është mosha juaj, nuk është mosha jonë. Të rinjtë nuk janë të rrezikuar nga  ky virus. Ata janë më të fortë se ne. Të rinjtë që nuk kanë takaur prindërit të presin dhe ca kohë mos ti takojnë, rrezikojnë prindërit, por vet nuk janë në rrezik”, u shpreh Xhaxho.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku xhaxho roland xhaxho koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku xhaxho roland xhaxho

Sondazh

Poll