Aktualitet

Mjeku tregon mrekullinë që po bëhet në spitale: Një respirator mund të përdoret njëkohësisht për 4 pacientë

24 Mars 2020, 21:07 Nga DOSJA
Mjeku tregon mrekullinë që po bëhet në spitale: Një

TIRANË- Mjeku i njohur Roland  Xhaxho ka demonstuar sot live se si fuknsionon një respirator. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një respirator, mund të përdoret njëkohësisht për 4 pacientë, por cilësia e vnetilimit do jetë pak më e ulët.

Një respirtator mund të bëhet funksional për disa pacientë. Respiratori është për një pacientë, por kemi bërë teste dhe mund të dyfishojmë kapacitetin e tij. Por respiratori mund të shkojë deri në katërfishim dhe mund të mbajë në jetë deri në 4 njerëz, por duhet të themi ulet pak cilësia e ventilimit”, u shpreh mjeku.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 respiratoret roland xha koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 respiratoret roland xha

Sondazh

Poll