Aktualitet

U infektua me Covid-19, Skënder Brataj tregon simptomat: Temperatura më ka zbritur, po kurohem dhe po punoj nga shtëpia

24 Mars 2020, 18:11 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19, Skënder Brataj tregon simptomat: Temperatura

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për herë të parë pas bërjes publik të lajmit se ai është i infektuar me Covid-19. Në një status në rrjetet sociale, Brataj falenderon të gjithë miqtë e tij për solidariteti, ndërkohë që tregon edhe simptomat që ka pasur. Drejtori i Urgjencës Kombëtare shton se temperatura i ka zbritur në 37.5 nga 39.5 që e ka pasur para dy ditësh dhe bën me dije se po kurohet dhe po punon nga banesa. Ndër të tjera, Brataj shkruan se kur je në frontin e parë të luftës, siç janë mjekët, nuk mund t’u shmangesh këtyre gjërave, sado masa të marrësh.

Mirembrema te gjitheve. Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare. Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur. Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak. Behuni ju te padukshem per koronavirusin! Qendroni ne shtepi! Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe, sepse mundet! Te gjithe bashke do tja dalim! Ju pershendes,”- shkruan Brataj. 

Sot është konfirmuar infektimi me koronavirus i shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një nga zyrtarët më të lartë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Burime të rezervuara, i konfirmuan Dosja.al se të gjithë infermierët dhe mjekët që kanë punuar me Bratajn janë vetë-karantinuar ndërsa disa prej tyre kanë kryer edhe analizën për të parë nëse janë infektuar nga COVID-19.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll