Aktualitet

Zgjerohet harta e të infektuarve, një punonjës i Thesarit Fier rezulton me COVID-19

24 Mars 2020, 14:35 Nga DOSJA
Zgjerohet harta e të infektuarve, një punonjës i Thesarit Fier

FIER– Një nga personat e prekur nga COVID-19 ështe dhe një punonësi i degës së Thesarit në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësi i Thesarit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Po ashtu mësohet se i gjithë stafi i degës së thesarit të Fierit është izoluar pas dyshojnë se mund të jepnë prekur nga koronavirusi. Deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier ka shkuar në 13.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid 19 godet intitucionet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid 19 godet intitucionet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll