Bota

382 mijë të infektuar nga koronavirusi/ Kina nuk shënon asnjë rast dhe hiqen masat, India ‘karantinohet’, Europa sërish

24 Mars 2020, 08:42 Nga DOSJA
382 mijë të infektuar nga koronavirusi/ Kina nuk shënon

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë duke lënë dhjetra mijëra të vdekur, por më në fund vjen një lajm i mirë. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Wuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill.

Ndërsa në të gjithë botën janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale.

Pas “çlirimit” të Wuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”.

Në Europë, vendi më i prekur është Italia duke kapur 6 mijë të vdekur dhë më shumë se 63 mijë të infektuar. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Franca dhe Britania e Madhe kanë marrë masat shtrënguese sa pa nisur mirë pandemia. Ndërsa më e qetë duket situata në Gjermani.

Pandemia e covid-19 po përhapet me shpjetësi të frikshme edhe në Amerikë, duke shënuar mbi 42,600 për shumë pak ditë, ndërsa deri më tani ka marrë të paktën 540 jetë njerëzish.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll