Bota

Kosova në kaos/ Kryeministri Kurti shpall masa për kufizimin e lëvizjes, Thaçi i kundërshton: Do t’i kërkoj gjykatës ku

24 Mars 2020, 08:36 Nga DOSJA
Kosova në kaos/ Kryeministri Kurti shpall masa për kufizimin e

Kosovë- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në Kosovë. Ndërkohë qeveria po merr masat që ky virus të mos përhapet më shumë në popullatë. Qeveria ka marrë masa që të ndalohet qarkullimi i veturave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites dhe nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në ora 06:00 në mëngjes.

Por, këto masa të marrë nga qeveria kundështohen nga Presidenti Hashim Thaçi.  Ky i fundit thekson se duhet të shpallet si fillimin gjendja e jashtëzakonshme, që miratohet nga Kuvendit dhe më pas të merren masa.

Vendimi për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, shprehet Thaçi.

Presidenti thekson më tej: “As Policia e Kosovës, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim antikushtetues të qeverisë sepse kështu edhe vetë do të bëjnë vepër penale. Vendimi i Qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Kosovës. I njëjti kryeministër që refuzoi me këmbëngulje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, tani po merr vendime antikushtetuese. Këto veprime ai po i bën jo për të mbrojtur qytetarët, por për të mbrojtur veten e tij. Nesër do t’i kërkoj gjykatës kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi”.

Deri më tani në këtë shtet ka 61 persona të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 26 raste të reja me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll