Bota

Shkon në 61 numri i të infektarve me COVID-19 në Kosovë, shënohen edhe 26 raste të reja

24 Mars 2020, 07:15 Nga DOSJA
Shkon në 61 numri i të infektarve me COVID-19 në Kosovë,

Kosovë- Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 61. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se janë diagnostikuar edhe 26 raste tme koronavirus të ri.

“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.  Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, bën të ditur IKSHPK.

Dy ditë më parë në Kosovë u shënua dhe viktima e parë nga COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2020, 18:20

Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi?

GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët  se tek ve...