Ishte në momentet e fundit të jetës për shkak të Covid-19/ Burri nga Florida shpëton falë ilaçit kundër malaries që pa
23 Mars 2020, 20:57Nga DOSJA
FLORIDA-Një burrë nga Florida me emrin Giardinier, i cili ishte infektuar nga koronavirusi është shprehur se tashmë është shëruar falë ilaçit kundër malaries që tha presidenti i Amerikës Donald Trump pak ditë më parë.
52 vjeçari, gjatë kohës që ishte infektuar kishte pasur dhimbje koke, kollë , dhimbje shpine dhe ndihej shumë i lodhur.
Për më tepër se një javë ai kishte qenë në gjendje të rëndë , ndërkohë mjekët nuk i kishin dhënë më shpresa për jetë, dhe madje ky i fundit i kishte dhënë lamtumirën gruas dhe tre fëmijëve të tij.
“Unë isha në atë pikë ku mezi po flisja dhe frymëmarrja ishte shumë sfiduese. Unë me të vërtetë mendova se fundi im ishte atje”.- tha 52 vjeçari
Mirëpo fatmirësisht një miku i tij, i kishte rekomanduar ilaçin kundër malaries. Ndërkohë mjekët hezitonin që ta aplikonin, pasi nuk ishte provuar më parë, por pas shumë insistimeve të Giardinierit, mjeku është pajtuar dhe kishte autorizuar infermierët për të ia kanë dhënë atij.
“Ai më dha të gjitha arsyet pse unë nuk do të duhej ta provoja sepse nuk ka prova, nuk ka prova, nuk ishte diçka që u aprovua”,– tha Giardinieri.
Dhe vetëm pas një ore ilaçi, ka dhënë rezultat dhe gjendja e tij është përmirësuar. Giardinieri tha se, ndjeu sikur zemra e tij po rrihte nga gjoksi dhe rreth dy orë më vonë, ai mund të merrte frymë lirisht.
Po ashtu ai tha se ju mori dhe disa ilaçe të tjera dhe se kur u zgjua rreth orës 4:45 të mëngjesit, ishte “sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë”. Që atëherë ai nuk kishte ethe dhe dhimbje dhe mund të marrë frymë përsëri.
Ndërkohë presidenti Donald Trump këtë rast e ka postuar edhe në rrjetin social Tëiiter.
Giardinieri, ishte nënkryetari i një kompanie që prodhon pajisje gatimi për restorante të niveleve të larta në Los Angeles.
MAQEDONI- Disa javë më parë u tha se këngëtarja e njohur Tuna ishte ndarë me bashkëshortin e saj Patrisin, pasi e kishte hequr nga rrjeti i ‘Insagramit...
FRANCË- Autoritetet shëndetësore në Francë, kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 186 viktima të prekur nga Covid-19. Tashmë numri total ...
ITALI- Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se AIFA(Instituti i farmaceutikës në Itali) ka rënë dakord që edhe në Itali të kryhet test...
ZVICËR– Situata e krijuar nga pandemia globale COVID-19 ka bërë që shumë vende të botës të marrin masa për pezullimin e procesit mësimor. Megjithëkëtë, mës...
BARCELONË– Një grup personash kanë menduar ta bëjnë me argëtuese qëndrimin në karantinë dhe kanë organizuar një orgji. Mediat vendase shkruajnë se 30 perso...
GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët se tek ve...
KOSOVË- Në zonën e quajtur “Menca e Studentëve” në Prishtinë, një makinë është përfshirë nga flakët.Mediat vendase, kanë bërë me dije se në vendin e ngjarj...
BRITANI– Në Britaninë e Madhe numri i viktimave është rritur me 54 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 335.Për këtë shkak ...
SHBA- Qendra e Testeve të Vaksinave që zbulojnë nëse një pacient është i prekur nga COVID-19 apo jo është goditur nga një sulm kibernetik, ku mësohet se janë vj...