Bota

Angela Merkel i premton ndihmë Kosovës për koronavirusin, çfarë diskutoi kancelarja në telefon me Albin Kurtin

24 Mars 2020, 07:47 Nga DOSJA
Angela Merkel i premton ndihmë Kosovës për koronavirusin,

Kosovë- Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka premtuar shtetit të Kosovës se do t’i japë ndihma për të përballuar luftën me COVID-19. Merkel këtë pretim ia ka bërë Albin Kurtit, në telefonatën e parë zyrtare mes tyre.

U diskutua edhe për luftën ndaj virusit korona. Kancelarja premtoi se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize. Gjithashtu, u diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme. Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Të dy besojnë se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Po kështu mësohet se kancelarja dhe kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve”, njofton qeveria e Kosovës.

Kosova deri më tani ka regjistruar 61 raste me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë shtuar 26 raste të reja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angela merkel koronavirusi ne kosove angela merkel koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2020, 18:20

Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi?

GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët  se tek ve...