Bota

U infektua me covid-19, famullia i bleu një respirator/ Gjesti prekës që i kushtoi jetën priftit Don Giuseppe, se përdori a

24 Mars 2020, 07:35 Nga DOSJA
U infektua me covid-19, famullia i bleu një respirator/ Gjesti prekës

ITALI– Vdiq pasi rezultoi pozitiv për koronavirus, por edhe sepse zgjodhi të sakrifikojë veten për një person tjetër.

Ky ishte Don Giuseppe Berardelli, prifti 72-vjeçar nga Casnigo (Bergamo), i cili hoqi dorë nga aparati i tij respirator që bashkësia e tij famullitare kishte blerë pikërisht për të për të kaluar situatën e vështirë ku ndodhej.

 Por ai zgjodhi që aparati respirator të përdorej nga dikush tjetër, më i ri dhe më i sëmurë. Dhe që askush nuk e njihte.

“Don Giuseppe vdiq si prift. Jam i inatosur thellë nga fakti se ai hoqi dorë nga pajisja e tij për t’ja dikujt më të ri se ai“, tha një punonjës shëndeti.

Don Giuseppe Berardelli vdiq në spitalin Lovere, ndërsa në të gjithë Italinë kanë ndërruar jetë 30 priftërinj prej koronavirusit, mes tyre 16 janë nga dioqeza e Bergamos.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni don giuseppe berardelli itali koronavirusi ne itali don giuseppe berardelli itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2020, 18:20

Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi?

GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët  se tek ve...