Aktualitet

44-vjeçarja e infektuar me COVID-19, 10 ditë më parë udhëtoi drejt Beratit, dezinfektohet banesa e saj, izolohen djali dhe

24 Mars 2020, 11:30 Nga DOSJA
44-vjeçarja e infektuar me COVID-19, 10 ditë më parë

Tiranë- Mes të infektuarve me COVID-19 është edhe 44-vjeçare nga Tirana me iniciale K.M, e cila 10 ditë më parë udhëtoi drejt Beratit. Mësohet se 44-vjeçarja jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë, por pas vendimit të qeverisë për të mbyllur bizneset, ajo udhëtoi drejt fshatit të lindjes, në Roshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj. Por, ditën e djeshme, ajo bëri analizën dhe rezultoi pozitive. Ndërkohë banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit shërbimit të higjenës për të bërë dezifektimin e saj. Po kështu janë vetëizoluar djali dhe burri i saj. Duhet të themi se gjatë kësaj kohe 44-vjeçarja ka takuar shumë njerëz në fshat.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll