Mjeku Harxhi tregon detaje nga vdekja e 43-vjeçarit nga Kavaja: Ndodhi ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera, sëmundja
24 Mars 2020, 07:33Nga DOSJA
Tiranë- Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka deklaruar në emisionin “Real Story” në “News24”, se 43-vjeçari nga Kavaja i infektuar me COVID-19, ishte pak mbipeshë, por nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ai theksoi se kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, që ju merr edhe jetën , e cila ndodhi edhe në rastin e 43-vjeçarit.
“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën.Nuk kishte që ato tradicionalisht që i kemi përmendur por ishte pak mbipeshë. Ishte i shëndetshëm. Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, fulminante, severe për arsye të ndryshme, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj çedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i Fundit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Harxhi.
TIRANË– Kërkuesi shkencor në Universitetin e Torontos, Erion Musabelliu ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur m...
Tiranë- Mjeku Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se na presin ditë të vështira, pasi sipas tij pandemia po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë. Nëpërmjet ...
SHQIPËRI– 123 të infektuar dhe 5 viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Harta e virusit është zgjeruar dhe Ministria e Shëndet...
Tiranë– Koordinatori për situatën ekonomike COVID -19, Arben Ahmetaj tha në emisionin “Opinion”, tha se furnizuesit dhe importuesit kryesorë në vend, garantojnë...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për lejet e të burgo...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 këto dy sëmundje ishin përgjegjëse për 70 për qind të vdekjeve në vend. Duke qenë se këto dy sëmundje kanë për...
TIRANË– Studiuesi Erion Musabelliu ka shpjeguar me detaje si egërsohet virusi Covid-19 duke kaluar sa në një qelizë në tjetrën, sa në një njeri në tjetrin....
TIRANË– Kardio-krirurgu Edvin Prifti tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij si një nga mjekët e parë që ishte përballur me virusin SARS gjatë shpër...