123 të prekur dhe 5 viktima/ COVID-19 nis përhapjen me shpejtësi, infektohet Skënder Brataj, vdes biznesmeni nga Puka, harta
24 Mars 2020, 06:43Nga DOSJA
SHQIPËRI– 123 të infektuar dhe 5 viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Harta e virusit është zgjeruar dhe Ministria e Shëndetësisë sot se janë konfirmuar 19 raste të reja përgjatë 24 orëve të fundit, dhe se tashmë janë prekur edhe qytetet Lezhë, Has dhe Berat. Sakaq, infektimet vijojnë të rriten në Tiranë, Fier, Korçë, Durrës, Lushnje, Elbasan, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë e Shkodër.
Viktima e pestë është një biznesmen nga Puka, N.M., 49 vjeç, (emër i njohur për redaksinë), pronar i një hoteli të njohur në kryeqytet, i cili ndërroi jetë pasi vuante edhe nga diabeti. Ai u infektua nga një kontakt i pacientit zero, (një person i infektuar nga V.Kola).
Në Lezhë është infektuar një infermiere, ndërsa kolegët e saj janë izoluar. Ndërsa në Shkodër, i infektuari i dytë është një Oficer i Policisë Gjyqësore. Familja e tij i është nënshtruar testimit, ndërsa ai dyshohet se është infektuar nga disa klandestinë.
Sakaq, një tjetër lajm i hidhur vjen nga Urgjenca Kombëtare, ku mësohet se është infektuar Drejtori, Skënder Brataj. Brataj, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është filmuar teksa ka hyrë vetë në ambientet e spitalit Infektiv, COVID-19.
Po ashtu, një çift i moshuar ka rezultuar pozitiv edhe në Pogradec, duke bërë që të karantinohej e gjithë pika doganore e Tushemishtit, pasi djali i tyre punonte atje. Dyshohet se të moshuarit janë infektuar nga mbesa e sapokthyer nga Italia.
Ndërkohë që numri i të prekurve rritet nga dita në ditës, kryeministri Edi Rama bën thirrje që shqiptarët të vetëizolohen në banesat e tyre dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe. Orari i lejuar për të lëvizur është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Po kështu në rrugë ka dalë ushtria dhe policia.
(J.V;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë– Koordinatori për situatën ekonomike COVID -19, Arben Ahmetaj tha në emisionin “Opinion”, tha se furnizuesit dhe importuesit kryesorë në vend, garantojnë...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për lejet e të burgo...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 këto dy sëmundje ishin përgjegjëse për 70 për qind të vdekjeve në vend. Duke qenë se këto dy sëmundje kanë për...
TIRANË– Studiuesi Erion Musabelliu ka shpjeguar me detaje si egërsohet virusi Covid-19 duke kaluar sa në një qelizë në tjetrën, sa në një njeri në tjetrin....
TIRANË– Kardio-krirurgu Edvin Prifti tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij si një nga mjekët e parë që ishte përballur me virusin SARS gjatë shpër...
TIRANË– Denada Ishmi ka rrëfyer të gjithë zanafillën e koronavirusit që pushtoi familjen e saj dhe i mori jetën të atit. Në një letër, drejtuar emisi...