Politike

Propozimet e PD-së për COVID-19/ Basha: 216 milionë euro janë në strukturën e buxhetit, paratë e taksapaguesve shqiptarë

24 Mars 2020, 06:53 Nga DOSJA
Propozimet e PD-së për COVID-19/ Basha: 216 milionë euro

Tiranë-Kreu demokrat Lulzim Basha në një lidhje në emisionin “Opinion” ka theksuar rëndësinë e shpalljes së vendit në gjendjen e emëergjencës së fatkeqësisë natyrore. Sipas Bashës, shpallja e një gjendjeje të tillë, do të ndihmonte si shtetin ashtu edhte qytetarët.

“Kushtetuta e Shqiprisë dhe ligjet e Shqipërisë, ligji i emergjencave janë shumë të qarta. Ne jemi në dy javëshin e fundit të zgjatjes së emergjencës së shkaktuar nga tërmeti, për 3 qarqe. Kam kërkaur shpalljen e emergjencës në gjithë territorin. Kjo është një masë që ndihmon shtetin, por dhe individët. Në kushtet e një emergjence të shpallur nga shteti, edhe bizneset që kanë kontrata jashtë vendit mund të kenë kaluazola që i ndihmojnë”.

Duke kujtuar që qytetarët shqiptarë në këtë situatë kanë edhe të drejta, Basha theksoi se vendimi për emergjencën është një detyrim ligjor, ndërsa theksoi edhe një herë 3 prioritetet e platformës së Partisë Demokratike në këtë situatë.

“Ne kemi vetëm 3 prioritete ku duhet të investohen lekët e taksapaguesve. Nuk janë lekët e shtetit ato, janë të qytetarëve. Shteti është administrator. 3 janë priorietetet:

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse Shqipëria mund t’i ketë në dispozicion këto para dhe mund t’i gjejnë, Basha foli për të paktën 216 milionë euro, që janë në strukturën e buxhetit të sotëm të shtetit.

“Aty ku i kanë gjetur edhe shtete të tjera. Nga shpenzimet e luksit. E rëndësishme është që ato konçensione që nuk kanë leverdi, por dhe shpenzime të tjera, ndërtime rrugësh, etj, mund të shtyhen. Të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë sot duhet të shkojnë në një drejtim.

Janë 120 milionë euro nga 10 kontrata konçensionare . 40 milionë euro si shpenzime operative të tepërta dhe afro 100 milion të tjera të cilat janë shpenzime në zërin e investimeve publike”.

Ndërsa ka mbështetur masat strikte të ndërmarra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, Basha tha se opozita prej 1 muaji ka bërë thirrje për masa parandaluese dhe se koha madje mund të kërkojë përforcimin e tyre.

“Madje koha mund të kërkojë që të bëhen më shumë sakrifica. Këto sakrifica bëhen kur ne i mbështesim njerëzit në nevojë. Një pjesë janë vendosur, çka tregon se propozimet ishin realiste. I garantoj qytetarët që këto propozime I kemi bërë sikur të ishim ne sot në qeverisje, me përgjegjësinë e një force që ka qeverisur vendin. Të gjitha propozimet tona janë konstruktive. I tillë është dhe propozimi për mbylljen e të gjitha bizneseve që janë në ambjente të mbyllura. Flas për fasonë, call center, fabrika që nuk janë në domosdoshmërinë jetike dhe shfaqin rreziqe për shëndetin e punonjësve. Sot u informova që Kryeministri do ta shpallë këtë gjendje emergjence, por i bëj thirrje të mos e vonojë”, tha Basha.

Marrë nga Opinon.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 22:16

TIRANË- Deputetja e PS, Antoneta Dhima ka reaguar pas infektimit të djalit të saj me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Dhima konfirmon lajmin e publikua...

Politike 23 Mars 2020, 19:41

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa v...