Politike

Meta flet për planin ekonomik të qeverisë: E rëndësishme është që reagoi, pres ta shikoj të detajuar

23 Mars 2020, 20:29 Nga DOSJA
Meta flet për planin ekonomik të qeverisë: E

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për planin ekonomik të qeverisë dhe u shpreh se është një hap i rëndësishëm për situatën e tanishme dhe pret që të detajohet e të jetë më i qartë. I pyetur nga moderatorja e “Open”, se kush më i mirë plani i qeverisë apo opozitës, Meta tha se vlerëson përpjekjet e të dy palëve në ndihmë të qytetarëve.

Plani i qeverisë e shpëton ekonominë shqiptare, si ju duket?

Në radhë të parë është e rënDësishme që qeveria ka reaguar dhe së dyti është e rëndësishme që të detaohet ky plan dhe kjo gjë po bëhet. Ky është reagim i parë në varësi të zhvillimit të mëtejshëm, pasi ka disa skenarë përt ë përballuar këtë pandemi.

Është një plan më i mirë apo i opozitës apo i qeverisë?

Nuk është një pyetje për mua se unë nuk jam gjykatës, për mua është e rëndësishme që ka një ndjenjë angazhimi dhe nga opozita dhe ka kërkuar masa. Por dhe qeveria disa nga propozimet e opozitës i ka marrë në konsideratë. Unë shikoj një interes të përbashkët për të mbrojtur të gjithë qytetarët.

Takimi me Kim, çfarë bieduat?

Një takim normal në vazhdën e takimeve që zhvillojmë, dhe folëm për situatën e COVID-19. Ndihma e tyre nuk ka munguar kurrë dhe solidaritetii  tyre është shumë i rëndësishëm.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 19:41

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa v...