Politike

Rama merr një tjetër vendim me rëndësi: Këto institucione mund të zhvillojnë tendera me urgjencë dhe me prokurim të dre

23 Mars 2020, 21:00 Nga DOSJA
Rama merr një tjetër vendim me rëndësi: Këto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot një vendim të ri për përballimin e situatës së COVID-19. Vendimi është publikuar sot në fletoren zyrtare dhe përcakton që institucionet që mund të zhvillojnë tendera me procedurë të drejtpërdrejtë si dhe pa të drejtë ankese për të gjitha procedurat për lidhjen e kontratave të diktuara nga situata emergjente e shkaktuar nga koronavirusi.

Më tej në vendim bëhet me dije se Kryeministria, të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e varësisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të deleguara me urdhër të ministrave përkatës, mund të bëjnë tendera urgjent dhe më prokurim të drejtëpërdrejtë që të mos vonohen pajisjet e nevojshme mjekësore që mund të blihen.

VENDIMI I PLOTË

Në vendimin nr.203, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu VIII, me këtë përmbajtje: “VIII  DISPOZITA  KALIMTARE  PËR  PROCEDURAT  QË  LIDHEN  ME  EPIDEMINË  ESHKAKTUAR NGA INFEKSIONI COVID-191.

“Autoritetet kontraktore”, të referuara në shkronjën “a”, të kreut III, të këtij vendimi, janë Kryeministria,të gjitha ministritë dhe institucionet e varësisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të deleguarame urdhër të ministrit përkatës.

Për procedurën e drejtpërdrejtë, të përcaktuar në nënndarjen IV.1, të kreut IV, të këtij vendimi, nuk zbatohen dispozitat e parashikuara për procedurën e ankimit.

Komisioni i vlerësimit, i përcaktuar në pikën 2, të kreut V, të këtij vendimi, kryesohet nga një nëpunës inivelit drejtues të lartë të autoritetit kontraktor dhe ka në përbërje të tij nëpunës me arsim të lartë.”

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fletorja zyrtare masat kunder covid 19 vendimi i rames edi rama fletorja zyrtare masat kunder covid 19 vendimi i rames

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 19:41

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa v...