Politike

23 Mars 2020, 22:16 Nga DOSJA

TIRANË- Deputetja e PS, Antoneta Dhima ka reaguar pas infektimit të djalit të saj me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Dhima konfirmon lajmin e publikuar në Dojsa.al dhe shprehet se djali i saj ka rezultuar pozivit me COVID-19 dhe është izoluar në shtëpi. Më tej ligjvënësja shprehet se ajo po bën sa mundet që të evitojë kontaket me djalin dhe u bënë thirrje të gjithëve që të jenë të kujdeshëm që të fitohet lufta me virusin.

Të nderuar miq. Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë. Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgje, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”. Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve, pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjithçka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve. Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve , gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra. Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!”, shkruan Antoneta Dhima.

Dosja.al raportoi sot se 26-vjeçari i prekur në Fier, është djali deputetes Antoneta Dhima ka rezultuar pozotiv në testin e bërë për Covid-19 dhe është tranportuar për në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antoneta dhima djali i deputetes se ps me covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 antoneta dhima djali i deputetes se ps me covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 19:41

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa v...