Politike

Meta: Brenda 2 ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë, do ftoj dhe Bashën

23 Mars 2020, 20:38 Nga DOSJA
Meta: Brenda 2 ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë, do ftoj dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marra kundër COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Meta tha se në mbledhje do ftojë dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Brenda dy ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe do i bëj një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha që të jetë i pranishëm, që të dëgjojë se çfarë do komunikohet, por dhe të shpreh mendimet e tij për këtë situatë”, u shpreh Meta. Presidenti edhe pak ditë më parë njoftoi se do të mblidhtë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një kohë që të jetë e përshtatshme.

Po ashtu Meta ka lënë të hapur dhe mundësinë për një tryezë me të gjitha palët politike për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Pa dyshim mund të jetë e nevojshme dhe do të ketë besoj edhe zhvillime të tilla në interes jo thjesht të dhënies së një mesazhi vizual, por për të bërë një vlerësim të situatës ku jemi dhe për të patur një perspektivë më të qartë sipas të gjithë skenarëve qoftë pandemia, qoftë edhe situata ekonomike që ka pasojat e saj“, tha më tej Presidenti.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha masat kunder covid 19 ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 19:41

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa v...