Politike

Rama: Do shpallim gjendjen e fatkeqësisë natyrore, është thjesht një akt formal

23 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
Rama: Do shpallim gjendjen e fatkeqësisë natyrore, është

TIRANË- Kryeministri Edi Rama për herë të parë sot ka thënë sot se do shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Në një lidhje direkte me ABC News, Rama tha se shpallja e gjendjes së fatkqesisë natyrore është një akt formal dhe do bëhet shumë shpejt.

A do e shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin?

Është një akt formal që do ta bëjmë patjetër.

Kur mund ta bëni, keni një afat, një përshkallëzim për keq?

Kur ta bëjmë do ua themi.

Ka të bëj me përshkallëzimin e situatës?

Jo s’ka të bëj fare, është një akt formal.

Më herët Rama po në një intervistë televizive mohoi se do shpallte gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi kjo kërkesë është bërë nga Partia Demokratike. Rama u shpreh se ai e di shumë mirë punën që bën dhe opozita nuk duhet t’i pengojë në punë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll