Politike

“Sa do të zgjasë izolimi?”/ Rama i përgjigjet pyetjes së vështirë: Nuk hedh dot fall, mblidhni mendjen top se&

23 Mars 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Sa do të zgjasë izolimi?”/ Rama i përgjigjet pyetjes

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbledhin mendjne sepse nuk i dihet asnjëherë se kur mund të mbarojë e gjithë kjo pandemi. Në një intervistë për News24, i pyetur se sa mund të zgjasë e gjithë kjo ‘luftë’, kryeministri tha se nuk hedh dot fall, por që nuk dihet asnjëherë.

“Mblidhni mendjen top dhe mbroni gjyshërit tuaj. Nuk po na kërkohet as të kemi mitralozë. Po na kërkohet thjesht të bëhemi ushtarë të vetes tonë dhe të mos dalim nga shtëpië për gjëra koti, por të rrimë brenda. Unë fall nuk hedh dot por nuk mund të mbyllet kjo punë kështu duke u mbyllur vetëm 14 ditë brenda. Ku e dimë ne që pas 14 ditëve nuk do na duhen edhe 14 të tjera? Jemi të parët që morëm masa drastike, por jemi vend i vogël dhe nuk na lejohen eksperimente. Tashmë po ikin me vrap edhe superfuqitë por ata kanë dhjamë plot, në nuk kemi. Ne kemi vetëm mendjen, zemrën dhe njëri-tjetrin,”- tha Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll