Politike

Rama poston pamjet nga tregjet në vend: Nuk kishte radhë, Policia dhe Ushtria kanë bërë punë të mirë

23 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Rama poston pamjet nga tregjet në vend: Nuk kishte radhë, Policia dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video të situatës në venk ku tregon se sio është zbatuar radha në tregje dhe për këtë përgëzon Policinë e Shtetit për punën e bërë. Rama shkruan se sot ishte më mirë se javën e kaluar, por sërish ka pasur të pabindur dhe Policia i ka arrestuar.  Kreu i qeverisë shkruan se bashkëpunimi mes uniformave blu dhe Forcave të Armatosura ka qenë pozitiv dhe nesër situata do jetë më mirë.

? SOT SHUMË MË MIRË SE JAVËN E SHKUAR NË RESPEKTIMIN E RREGULLAVE NË BËRJE PAZARI E NË LËVIZJEN NË RRUGË? POLICIA E SHTETIT KA KRYER NJË SËRË ARRESTIMESH TË TË PABINDURVE DHE BASHKËPUNIMI POLICI-USHTRI NË KONTROLLIN E RRUGËVE KA QENË POZITIV? NESËR MË MIRË AKOMA, PADISKUTIM!”, shkruan Rama.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama dhe tregje edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rama dhe tregje

Sondazh

Poll