Politike

PD sërish kundër planit ekonomik të qeverisë për COVID-19: Nuk anuloi koncensionet, futi shqiptarët në borxh

23 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA
PD sërish kundër planit ekonomik të qeverisë për

TIRANË- Shefi i kabinetit të kreut të PD, Dorian Teliti, ka reaguar për planin ekonomikë të qeverisë për përballimin e situatës së COVUD-19. Në një postim në Facebook, Teliti shprehet se qeveria bën propagandë kur thotë se ka thënë miliona në ekonomi. Sipas tij realiteti për shqiptarët është i hidhur pasi do zhyten në borxhe, pasi qeveria do paguajë faturat e panevojshme për koncesionet.

Asnje qindarke nuk do u preket “miqve”, pasi qeveria nuk do te shkurtoje mbeshtetjen financiare per ta, por vendosi te dyfishoje deficitin publik, ose e thene ndryshe rriti borxhin ne kurriz te qytetareve”, shton më tej shefi i kabinerit të Bashës.

REAGIMI I PLOTË

Parate per perballimin e krizes jane aty, gjenden, mjafton te kete vullnet per te shpetuar vendin nga kriza. Momentalisht jane 260 milione dollare brenda buxhetit, para te destinuara per PPP, shpenzime operative dhe disa investime qe mund te shtyhen ne kohe, qe MUND dhe DUHEN rialokuar urgjentisht per perballimin si te sfides shendetesore ashtu edhe asaj social-ekonomike. Me kete akt normativ, ndonese u hodh hapi i pare pozitiv, ne fakt eshte teresisht i pamjaftueshem.  Nese mbetemi vetem me kete pakete, atehere qeveria ne fakt ka siguruar vecse falimentin e sigurte per pjesen derrmuese te bizneseve, duke u ofruar si zgjidhje skemen e borxhit, e cila ne rastin me te mire do detyroje biznesin te kryeje pushime masive te punonjesve, duke rritur skajshem varferine dhe problematikat sociale ne vendin tone.

Por jo te gjithe jane te zhgenjyer nga pamjaftueshmeria e aktit normativ. Ata qe ishin te kenaqur deri dje se kishin marre fonde publike, PPP apo tendera ne mungese totale transparence dhe pa gare te hapur, do vazhdojne te jene te lumtur. Asnje qindarke nuk do u preket “miqve”, pasi qeveria nuk do te shkurtoje mbeshtetjen financiare per ta, por vendosi te dyfishoje deficitin publik, ose e thene ndryshe rriti borxhin ne kurriz te qytetareve.  Situata nuk eshte e lehte, perkundrazi, por eshte e mundur te menaxhohet me burimet ekzistuese. Ne keto kushte keto para duhen vene ne funksion te zgjidhjes se situates, ne ndihme te biznesit, te spitaleve per pajisjet e duhura dhe sherbimin  e kerkuar, te te varferve e te cdo qytetari qe paguan taksa ne kete vend. Ka ardhur koha qe qeveria tu ktheje shqiptareve ate qe u ka marre me ligj apo shpeshere edhe me “maliq”. Qeveria duhet te heqi dore nga propaganda dhe te lere profesionistet te bejne punen e tyre.

Ashtu sic ironizonte disa jave me pare paralajmerimet dhe kerkesat e opozites per te marre masat per parandalimin e perhapjes se pandemise ne vendin tone, e njejta “muzike” degjohet edhe sot me “gjoja mbeshtetjen” e aktit te fundit qeveritar. Nuk eshte koha per te bere politike, por vetem per veprime konkrete per te shpetuar vendin nga kriza shendetesore dhe kriza e thelle social-ekonomike qe pritet te ndodhe.  PD e ka paraqitur programin e zgjidhjes, jane hapa konkrete dhe te zbatueshme. Ato duhen marre dhe implementuar nga qeveria, pavaresisht se prekin miqte e oborrit dhe luksin qeveritar. Te shpallet menjehere gjendja e fatkeqesise natyrore dhe na duhet vetem nje plan, ai qe ka prioritet vetem njerezit, shendetin dhe mireqenien e tyre. Dhe kjo kerkon sakrifica nga te gjithe ne, duke filluar nga “miqte” miliona dollaresh.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ per buxhetin buxheti 2020 dorian teleti plani i qeverise per koronavirusin akti normativ per buxhetin buxheti 2020 dorian teleti plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll