Politike

Ministria e bëri të vdekur, Rama flet për ringjalljen e trajnerit të boksit: Informacioni ishte i vërtetë, ndodhi mrekulli

23 Mars 2020, 15:38 Nga DOSJA
Ministria e bëri të vdekur, Rama flet për ringjalljen e trajnerit

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për gabimin e ministrisë së Shëndetësië, e cila raportoi për vdekjen  e një pacienti e më pas ringjalljen e tij. Rama në një lidhje direkte me Abc News, ka thënë se ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për ‘vdekjen’ e pacientit? Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave…

Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar.

Më herët, sot në mëngjes, MSH njoftoi se pacienti Skënder Kurti, trajner boksi ndërroi jetë. Më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë MSh që sqaroi se bëhej fjalë për vdekje klinike.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll