Politike

Hapja e negociatave/ Ish kreu i PE pesimist për Shqipërinë: U duhen 30 vite për t’u pranuar në BE

21 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
Hapja e negociatave/ Ish kreu i PE pesimist për Shqipërinë: U

GJERMANI- Ish-kreu i Parlamentit Europian nuk duket optimist, përsa i përket situatës politike në Shqipëri.

Martin Schulz, ish-drejtues i Partisë Social Demokrate në Gjermani, ishte i ftuar në debatin e televizionit kryesor, ARD, me titull Maischberger.

Teksa po flitej për daljen e Britanisë nga BE,  u transmetua një klip me titullin:

‘Britania del- Shqipëria vjen’, Schulz nuk hezitoi të deklarojë:

Më ka ardhur në majë të hundës kjo shfaqje. Do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE. As nuk mund të shtrohet si pyetje që një vend i vogël të zëvendësojë fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në union, siç e mendoni ju. Vendet e vogla janë thjesht vende të vogla

Ish kreu i PE, Martin Schulz

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaresimi i shqipersie ne be martin schulz anetaresimi i shqipersie ne be martin schulz

Sondazh

Poll