Politike

Pranoi mandatin, protestuesi i hedh bojë të kuqe në fytyrë Ralf Gjonit: Kam djegie në sy (VD)

21 Mars 2019, 08:37 Nga DOSJA
Pranoi mandatin, protestuesi i hedh bojë të kuqe në fytyrë

TIRANE– Deputeti Ralf Gjoni, i cili u betua sot në Parlament është qëlluar me bojë nga një protestues pranë pallatit ku banon. Mësohet se një djalë i ri i, i cili ndodhej në hyrje të pallatit i ka hedhur bojë të kuqe në fytyrë,  Ralf Gjonit, teksa ky i fundit po dilte nga banesa e tij.  Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit.

Dosja.al mëson se Gjoni është shprehur se një pjese e mirë e bojës nuk i hiqet nga lëkura dhe se ka djegie brenda syve. Ai ka theksuar se e gjithë kjo është e porositur nga politika. 

“Boja nuk më hiqet nga lëkura. Sytë më djegin akoma.”-tha Gjoni.

Ndërkohë që para betimit tha para mediave se:

Dola nga shtëpia, madje kisha lart edhe vajzën dhe mamanë. Mu afrua një djalë tek pallati, më hodhi bojë me shiringë. Ai dhe ajo që kanë porositur këtë sjellje rrugaçore, iu them se unë jam këtu të përfaqësoj ata që mendojnë se Shqipëria do bëhet. Nuk kam ardhur këtu të marr një rrogë të qelbur shteti. Jam shtetas i huaj dhe shqiptar, s’do lejoj kurrë që emri im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve.

Ditën e sotme në Kuvend u betuan deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj., duke e çuar në 13 numrin e deputetëve të rinj opozitarë në Parlament. Ndërkohë para Parlamentit është protesta e opozitës, ku ka patur edhe përpasje.

(J.V/F.G/Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 21 mars 2019 ralf gjoni qëllohet me bojë protesta e opozitës 21 mars 2019 ralf gjoni qëllohet me bojë

Sondazh

Poll