Politike

Deputetët “dezertorë” kërkojnë mbrojtje nga Garda pas incidenteve të Karamelos dhe Gjonit

21 Mars 2019, 11:20 Nga DOSJA
Deputetët “dezertorë” kërkojnë mbrojtje nga

TIRANE- Deputeti i LSI, Enver Roshi kërkoi nga Qeveria të merret në mbrojtje, për shkak të sulmeve të mundshme, që, siç e la të kuptohet vijnë nga opozita.

“Kërkoj që autoritetet të marrin masa që të mbështeten deputetët e rinj dhe mos kërcënohen më. Sot ne duhet të ndihemi të lirë në vendimmarrjen tonë. I kërkoj edhe grupeve parlamentare dhe kryesisë së Kuvendit të solidarizohen për çdo rast kur qytetarëve iu cenohen të drejtat”, deklaroi Roshi.

Dy ditë më parë, Ligoraq Karamelo denoncoi një kërcënim që i ishte bërë në Korçë nga disa qytetarë që e quajtën tradhëtar, ndërsa sot në mëngjes, Ralf Gjoni, ndërsa shkonte të bënte betimin, u sulmua me bojë.

Sulmi u filmua dhe u shpërnda për mediat. Ralf Gjoni akuzoi në mënyrë indirekt Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për sulmin. (Lexo ketu)

Pas këtyre incidenteve duket se deputetët e trembur nga boja dhe sharjet e votuesve të tyre, kanë kërkuar të shoqërohen nga Garda e Republikës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te opozites enver roshi protesta e opozites 21 mars ralf gjoni deputetet e rinj te opozites enver roshi protesta e opozites 21 mars ralf gjoni

Sondazh

Poll