Politike

Myslim Murrizi: Sot jam me protestuesit, po protestoj si ata

21 Mars 2019, 10:25 Nga DOSJA
Myslim Murrizi: Sot jam me protestuesit, po protestoj si ata

Tiranë- Deputeti Myslym Murrizi, i cili u përjashtua nga Partia Demokratike, pasi nuk pranoi të digjte mandatin, në fjalën e tij të sotme në Kuvend u shpreh se po proteston si qytetarët jashtë Kuvendit. Ai u shpreh se sot është me ta, me problemet  e tyre dhe po proteston bashkë me ta.

“Pa shkas se ndërrojnë xhaketat dhe kapërcejnë ylberin, asgjë nuk kanë bërë në këto vite pluralizëm.  Para kuvendit ka protestues dhe jam me ta sot, po protestoj me ta. Në këtë sallë ata që vijnë nuk meritojnë  votat e shqiptarëve. Për mua duhet të prishet sistemi politik. Atje flasin në emër të popullit, këtu thonë se flasin në emër të popullit, po asgjë nuk bëhet. Ka 3 palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli.

Mos ndërroni qarqet dhe trastat. I mashtroni këto 4 vite në një qark dhe shkoni në qark tjetër dhe i mashtorni edhe ata.  Ju që jeni sot në maxhorancë, ai ju ka vënë në rresht sepse e keni frikë, se ju heq nga lista. Një vit e gjysmë kam që kërkoj se çfarë është bërë për Reformën Zgjedhore. Kam 16 muaj në kuvend, m’u duk vetja jashtë mode kur fola për dy probleme lokale.”, u shpreh Murrizi.

Opozita është mbledhur sot para Kuvend dhe ka protestuar për disa orë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për më shumë se dy muajsh, opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për kërkesat e tyre, opozita mori edhe hapin e paprecedentë të djegies së mandateve, ndërsa Murrizi, bashkë me Rudina Hajdarin dhe Lefter Kokën nuk iu bindën këtij qendrimi të opozitës.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi protesta e opozitës 21 mars 2019 seanca plenare 21 mars myslim murrizi protesta e opozitës 21 mars 2019 seanca plenare 21 mars

Sondazh

Poll