Politike

Korrigjimi i kufijve/ Rama: Ndarja e Kosovës, diçka e natyrshme

21 Mars 2019, 10:52 Nga DOSJA
Korrigjimi i kufijve/ Rama: Ndarja e Kosovës, diçka e natyrshme

Prestigjozja zvicerane “Neue Zuercher Zeitung” i ka kushtuar një shkrim situatës politike në rajon. Ndërsa, gazetari Andreas Reich, shkruan se:

Për momentin nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë, kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje.

Gazetari Andreas Reich

Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është një gjë e natyrshme,’ thotë ai në një intervistë për NZZ. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia’.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: ‘Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute’. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi edi rama korrigjimi i kufijve dialogu kosove-serbi edi rama korrigjimi i kufijve

Sondazh

Poll