Politike

Tensionet/ Kryemadhi: S’është problem për të hyrë në Kuvend, duam të nxjerrim ata që janë brenda

21 Mars 2019, 11:04 Nga DOSJA
Tensionet/ Kryemadhi: S’është problem për të hyrë

Tiranë– Prej më shumë se dy orë vijon protesta e opozitës para Kuvendit, ndërkohë që brenda saj po zhvivllohet seanca e rradhës.

Herë pas herë protestuesit tentojnë të çajnë gardhin e policisë. Nuk mungojnë shashkat, vuvuzelat, gurët, bidonat plastikë që hidhen në drejtim të Policisë nga protestuesit.  “Rama ik, Rama ik”, janë thirrjet e protestuesve para Parlamentit.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së është shprehur para protestuesve se nuk do ndalen derisa të rrëzojnë qeverinë Rama. Ajo ka theksuar se nuk është problem për të hyrë në Kuvend po synimi është që të nxirren jashtë deputetët që janë brenda.

“Policia hyn natën në shtëpitë e shqitarë por nuk e prek Damian  Gjiknurin që vodhi 30 milionë euro në një ditë.  Sot më shumë se kurrë për të ecur përpara dhe të mos u ndalur në asnjë moment. Zoti ju ruajt ju, zoti ju ndimoftë.  Besoni n zot se vetm besimin n sot do na japë forcën për ta çuar vendin aty ku e meriton. Ne kemi dalë nga parlamenti nuk kemi pse të futemi. Do ju themi atyre që dalin. Nuk është problemi për të hyrë. “, u shpreh Monika Kryemadhi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protestae opozitës 21 mars 2019 tensionet para kuvendit monika kryemadhi protestae opozitës 21 mars 2019 tensionet para kuvendit

Sondazh

Poll