Politike

Boja mbi Ralf Gjonin, Kryemadhi: Ngjarje të regjisorit Edi Rama

21 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
Boja mbi Ralf Gjonin, Kryemadhi: Ngjarje të regjisorit Edi Rama

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për sulmin me bojë mbi deputetin e opozitës, Ralf Gjoni, i cili pranoi të merrte mandatin duke thyer kështu vendimin e partisë LSI.

Kryemadhi ka thënë se këto sulme janë të orkestruara nga Rama.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, por regjisori Edi Rama bën ngjarje të tilla. Po t’i kishim sulmuar do i kishim sulmuar me kohë. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama. Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Teksa, në seancën e radhës, në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, një protestues i ka hedhur bojë të kuqe deputetit Ralf Gjoni para se ky të mbërrinte në Kuvend.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 21 mars ralf gjoni qëllohet me bojë monika kryemadhi protesta e opozites 21 mars ralf gjoni qëllohet me bojë

Sondazh

Poll