Politike

Protesta jashtë Kuvendit, Balla: Basha si huligan, vranë protesuesit, sot janë bashkë

21 Mars 2019, 10:06 Nga DOSJA
Protesta jashtë Kuvendit, Balla: Basha si huligan, vranë protesuesit,

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Kuvendi se kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer në një huligan.Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se djegia e mandateve nuk është humbje për demokracinë dhe shqiptarët.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot ne kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxoit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës.  Shqiptarët nuk kanë parë kurrë lider të opozitës që të bëjë thirrje për të goditur forcat e rendit, institucionet, që me urdhra të goditen deputete, asnjë herë më parë nuk janë goditur deputete me urdhra të kryetarëve të partive. Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend.  Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh tani duan të vijnë në fuqi mes forcës e dhunës, janë bërë bashkë, Luli, Saliu, Monika, për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të shqiptarëve, akte të tilla dhune nuk kanë asgjë të përbashkët me aspiratat e shqiptarëve”- tha Balla.

Opozita e bashkuar ka protestuar para parlamentit. PD dhe LSI kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë Rama. Opozita kërkon prej afro 2 muajsh rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/dosja.al)t

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites protesta e opozites 21 mars seanca plenare 21 mars taulant balla djegia e mandateve te opozites protesta e opozites 21 mars seanca plenare 21 mars taulant balla

Sondazh

Poll