Politike

A do shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore? Rama i përgjigjet Bashës: E dimë shumë mirë punën tonë

23 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA
A do shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore? Rama i përgjigjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot thirrjes së Lulzim Bashës, i cili kërkoi shpalljen e fatkeqësisë natyrore pasi rastet me COVID-19 po rriten. I ftuar sot në Neës 24, Rama tha ai e di shumë mirë punën e tij dhe kërkoi nga opozita që bëjnë thirrje që ndihmojnë qeverinë dhe jo të pengojnë punën e saj.

Në një video-mesazh kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, do e konsideroni këtë?

Kjo është ajo thirrja që bëhet gjithmonë me të gjitha herët dhe të gjitha rastet, si ndodhi me tërmetin dhe ne e dimë shumë mirë punën tonë, por ne do ishim të lumtur që të vinin thirrje që na ndihmojnë dhe jo thirrje që na pengojnë.

Pak më parë Basha përsëriti thirrjen për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pasi sipas tij numri i të prekurve po rritet shumë dhe situata është alarmante.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll