FactcheckPolitike

FACTCHECK- Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore…por qeveria e ka aktivizuar që në dhjetor

Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kur ende Shqipëria nuk ka kaluar afatin e vendosur nga Kuvendi në dhjetor 2019, kur u shty për shkak të tërmetit dhe mbledhjes së fondeve, gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në këtë situatë jemi të paqartë çfarë ka dashur të thotë Basha?
Featured image of article: FACTCHECK- Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore…por qeveria e ka aktivizuar që në dhjetor Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Pasi e deklaroi dje, Basha e përsëriti sot, në një video-mesazh me probleme që u njoftua që në orën 13:00 dhe u sos në orën 15:00. “Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.”-tha Basha.

Për të ilustruar shumë shkurt, sesi shkon kjo punë, do të kthehemi më 16 dhjetor 2019, tri javë pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë datë, kryeministri i kërkoi Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. (Lexo këtu). Kërkesa përfshinte tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, me motivacionin se në vend vijonin lëkundjet, por edhe si motiv për të marrë fondet nga konferenca e donatorëve. Siç mund ta kuptoni, vendi është aktualisht në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Por ajo që vjen më pas është edhe më komike. Pas shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë, selia blu nxitoi t’a kundërshtonte. (Lexo këtu). Sipas PD, qeveria shtyu afatin deri më 31 mars 2020 pasi nuk ishte e aftë që të bënte një plan masash brenda 30 ditëve siç e paracakton Kushtetuta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën”, thuhet në deklaratën e demokratëve.

Pas misterit të SMS-së së famshme, ky është misteri i dytë brenda javës për atë që kërkon Basha.  Në këtë situatë jemi të paqartë çfarë ka dashur të thotë Basha? Përse e ka patur fjalën? Për një gjendje fatkeqësie të re sot? Apo për në 1 prill? Megjithatë, kohë ka plot, mos të ngutemi, shpresojmë që PD do na hedhë dritë mbi këtë kërkesë, që duket absurde, pasi jo vetëm Basha nuk e mban mend që vendi është në gjendjen e fatkeqësisë, por edhe vetë Rama që e kërkoi me siguri e ka harruar.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment