Bota

“Kjo është një luftë!” Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington për koronavirusin

23 Mars 2020, 10:57 Nga DOSJA
“Kjo është një luftë!” Trump aktivizon

SHBA– Së  fundmi mediat e huaja kan  shkruar se  Presidenti amerikan Donald Trump do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra tonelatave furnizime në tre shtetet e goditura më së keqi nga shpërthimi i koronavirusit, në  Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington.

Teksa ka folur në një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump u shpreh se garda do të jetë në komandën e tre guvernatorëve, shtetet e të cilëve përbëjnë 58 për qind të rasteve me koronavirus në gjithë Amerikën.

Deri më tani Nju Jorku ka numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus, ku numërohen mbi 15,000 persona.  Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka thënë se mungesat e furnizimeve mjekësore mund të dalin në pah në pak ditë.

“Qeveria federale ka vendosur qindra tonë furnizime nga stoqet tona kombëtare në vendet me nevojën më të madhe në mënyrë që të ndihmojnë në ato zona.”- tha Trump.

Ndërkohë shumë guvernatorë, përfshirë atë të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë që t’i kombinojë përpjekjet për sigurimin e furnizimeve mjekësore, duke thënë se shumica e udhëheqësve të 50 shteteve janë në garë kundër njëri-tjetrit për të blerë atë që është në dispozicion.

Në rang kombëtar,  SHBA-ja numëron rreth 33,000 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus, ndërsa mbi 400 pacientë kanë vdekur nga COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: CNBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump garda amerikane koronavirusi ne shba donald trump garda amerikane koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll