Bota

Protestë e dhunshme nga të burgosurit në Kolumbi nga frika e COVID-19, humbin jetën 23 njerëz dhe dhjetëra të plagosur

23 Mars 2020, 10:33 Nga DOSJA
Protestë e dhunshme nga të burgosurit në Kolumbi nga frika e

KOLUMBI– Koronavirusi ka krijaur shumë problematika në mbarë botën, përveç mijëra jetë njerëzish që ka  marrë jeta mes komuniteteve është  bërë më e  vështirë.

Sipas mediave të huaja të paktën 23 persona kanë vdekur burgun më të mëdh të Bogotës në Kolumbi si shkak i përplasjeve mes të  burgosurve.

Ndërsa sipas mediave të huaja autoritetet kanë thënë se e gjitha kjo ka qenë një përpjekje për arratisje masive në kohën e rritjes së tensioneve nga COVID-19.

Margaritta Cabello, ministrja kolumbiane e Drejtësisë është  shprehur se 83 të burgosur janë lënduar gjatë një kryengritjeje në burgun “La Modelo”.

Protestat  nga të burgosurit u mbajtën ditën e djeshme kundër mbipopullimit të qelive dhe kushteve të dobëta shëndetësore nga përhapja e koronavirusit. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë, po heton mbi rastin e djeshëm dhe për këto pretendime të  të burgosurve.
Përveç 23 viktimave Ministrja Cabello raportoi se edhe 32 të burgosur të tjerë dhe shtatë roje burgu ndodhen në spital për shkak të plagëve të marra.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kolumbi koronavirusi ne kolumbi

Sondazh

Poll