Bota

Krenaria e mjekëve italianë, 95-vjeçarja shërohet nga koronavirusi, ‘bluzat e bardha’: Nuk i dhamë asnjë ilaç

23 Mars 2020, 10:23 Nga DOSJA
Krenaria e mjekëve italianë, 95-vjeçarja shërohet nga

ITALI– Një 95-vjeçare është personi më i moshuar që është shëruar nga koronavirusi në Itali. Alma Clara Corsini, nga Milano është kthyer në krenarinë e stafit mjekësore pasi edhe pse në moshë të thyer ia ka dalë që të mposhtë pandeminë që ka përfshirë vendin dhe që deri më tani ka marrë më shumë se 5 mijë jetë.

Ajo u shtrua në spital më 5 mars dhe është lejuar që të dalë nga spitali ditën e djeshme, pasi nuk i ka mbetur më asnjë shenjë nga covid-19 në trup.

Zonja Corsini u shpreh për median vendase  “Gazzetta Di Modena” se ishte në gjendje të mirë shënderësore dhe se ishte mirënjohëse ndaj mjekëve.

Specialistët në spital shtuan se gjyshja ishte në gjendje të shërohej pa marrë ilaçe antivirale, të cilat së fundmi po u jepen pacientëve për të luftuar infeksionin.

Deri më tani numri i viktimave në Itali ka shkuar në 5476, ndërsa rastet e të infektuave po kapin shifrën marramendëse prej 50 mijë personash. Sipas mediave vendase, rreth 3 mijë të infektuar janë në gjendje kritike.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni alma clara corsini koronavirusi ne itali alma clara corsini koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll