Bota

Rritet numri i viktimave në Spanjë, spitalet afër kolapsit, Sanchez planifikon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për 1

23 Mars 2020, 11:35 Nga DOSJA
Rritet numri i viktimave në Spanjë, spitalet afër kolapsit,

SPANJË– Spanja është ndër vendet më të prekura tashmë nga koronavirusi. Me rritjen e numrit të të infektuarëve dhe viktima duket se Spanja është gjunjëzuar, dhe spitalet e saj afër kolapsit, pasi  numërohen rreth 29 000 të infektuar ndërsa numri i viktimave është rritur në mbi 1770.

Tani më Spanja ndodhet në momentin kur duhet të zgjedhë mes pacientëve, kë do shpëtojë dhe kë do lerë të vdesë, pasi numri i ventilatorëve është në mungesë.

Spanja planifikon të zgjasë gjendjen e saj të jashtëzakonshme për 15 ditë të tjera, ka njoftuar  Kryeministri Pedro Sanchez, edhe pse numri i viktimave rritet. Ai tha se priste që Parlamenti të aprovojë kërkesën e tij për zgjatjen e urdhrit, i cili ka qenë i vendosur për më shumë se një javë.

Sipas autoriteteve vendase bëhen rreth 1500 teste tampon në 24 orë, ku deri më tani për një total prej 355 mijë. Situata është teje dramatike, ku në Madrid janë regjistruar më shumë se një e treta e të gjithë numrit të të prekurve nga Covid-19.

Ndëkohë në mungesë të kapaciteteve në spitale, janë përdorur edhe dy hotele duke u shndërruar në spitale ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, paralajmëroi se më e keqja ende nuk ka ardhur.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje pedro sánchez koronavirusi ne spanje pedro sánchez

Sondazh

Poll