Aktualitet

Pamje dramatike nga Infektivi, e shtrirë në barrelë, momentet kur mbërrin një e moshuar në spital, mjekët të veshur me m

23 Mars 2020, 11:59 Nga DOSJA
Pamje dramatike nga Infektivi, e shtrirë në barrelë, momentet kur

Tiranë-Pamje dramatike nga vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë, aty ku është edhe numri më i madh personave të infektuar me COVID-19. Në foton e mëposhtme shfaqet stafi mjekësor i veshur me kostumet mbrojtëse, por në një prej tyre shfaqet edhe një person i shtrirë në barrelë që dyshohet se është i infektuar me COVID-19. Mësohet se në të ndodhet një 70-vjeçare, gjendja e së cilës është e rënduar. Ndërkohë në këtë spital kanë mbërritur edhe dy pacientë të tjerë, një burrë dhe një grua, që dyshohet se janë me COVID-19.

Foto nga spitali Infektiv:

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll