Aktualitet

Dibra mbulohet nga bora, ndërpritet energjia elektrike në disa zona, temperaturat ulen deri në -7 gradë celcius

23 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Dibra mbulohet nga bora, ndërpritet energjia elektrike në disa zona,

DIBËR– Temperaturat janë ulur ndjeshëm prej mbrëmjes së të dielës ndërsa në orët e  para  të të mëngjesit të sotëm në Bulqizë kanë nsiur  reshjet e dëborës.

Mësohet se në qytetin e Bulqizës ka rënë 3 centimetra borë,  po ashtu dhe në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella të Bulqizës dhe Peshkopisë trashësia e borës ka arritur në 10 deri 15 cm.

Ndërkohë është mësuar se deri më tani nuk janë raportuar  probleme në qarkullimin e mjeteve, ndërsa  në disa njësi ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Termometri ditën e sotme në Dibër ka shënuar -7 gradë celcius.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber reshje bore ne diber diber reshje bore ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...