Aktualitet

LAJM I MIRË/ Pacienti që pësoi vdekje klinike rikthehet në jetë, Pipero: Bëmë përpjekje titanike, situata është dramat

23 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ Pacienti që pësoi vdekje klinike rikthehet në

TIRANË- Mjeku specialist, Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë se pacienti 61-vjeçar që u raportua se pësoi vdekje klinike është rikthyer në jetë.  Pipero tha se burri  nga Tirana falë përpjekjeve titanike që u bënë u rikthye në jetë. “Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

Doktori gjithashtu dha sqarime edhe për situatën në këtë repart, që sipas tij 40 të shtruarit, secili ka problematikën e tij.  “Dinamika sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të gjitha pavionet. Tashmë ne kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Secili nga ato ka problematikën e tij në varësi të të moshës dhe të sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim. Në këtë situatë, në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara edhe këtu tek Ne, por edhe rasteve të konfirmuara çdo ditë, vazhdoj të këmëngul e t’iu them të gjithë qytetarëve, të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe nëse kanë nevojë mjafton të telefonojnë në numrin 127”, tha Pipero.

Më herët, sot në mëngjes, MSH njoftoi se pacienti Skënder Kurti, trajner boksi ndërroi jetë. Më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë MSh që sqaroi se bëhej fjalë për vdekje klinike.

 

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero skënder kurti viktima e peste nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi pellumb pipero skënder kurti viktima e peste nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...