Aktualitet

“Italia do t’u duket lule”/ Mjeku Tritan Kalo u kthehet sërish qytetarëve: Ju fola si prind, ishte mesazh nga zemra ime.

23 Mars 2020, 11:16 Nga DOSJA
“Italia do t’u duket lule”/ Mjeku Tritan Kalo u kthehet

TIRANË– Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo i ka dërguar një mesazh ndërgjegjësues të gjithë qytetarve lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Kalo shkruan se mesazhi i tij se “Italia do t’u duket lule në krahasim me Shqipërinë”, nuk është jo-realist por një ndërgjegjësim lidhur me rrezikun e infeksionit.

Nuk është mesazh jo realist dhe frikësues, POR thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakëdijshëm”, për t’u vetëndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar….Covid-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marim masat e duhura të DISTANCIMIT SOCIAL…Situata bëhet e përkohëshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë!!!,”-shkruan Kalo në statusin e tij.

Më herët, në një deklaratë të mëparshme, mjeku Kalo u shpreh se shqiptarët duhet të reespektonin rregullat, ndryshe do të përfundonim në keq se Italia, e cila deri më tani ka shënuar më shumë se 5 mijë viktima.

POSTIMI I PLOTË:

 

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi tritan kalo viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...