Aktualitet

Shqiptarët të pabindur/ Pamje të frikshme nga Tirana, dalin për të blerë ushqime, por thyjenë masat për COVID-19, qëndr

23 Mars 2020, 10:48 Nga DOSJA
Shqiptarët të pabindur/ Pamje të frikshme nga Tirana, dalin

Tiranë-Shqiptarët vijojnë të jenë të pabindur, pasi nuk zbatojnë masat e marra nga shteti për COVID-19. Edhe pse u bënë shumë ditë që mjekët dhe kryeministriEdi Rama bëjnë thirrje që qytetarët duhet të vetëizolohen nga banesat e tyre, qytetarët shfaqen në rrugë dhe tregje ngjitur me njëri-tjetrin. Madje bëjnë edhe muhabet, teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.  Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme njerëzit shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse në tregun agro-ushqimor në kryeqytet, i cili ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Por edhe në tregje të tjera të qytetit qytetarët shkelin çdo masë të vendosur nga qeveria.

Foto nga kryeqyteti:

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...