Aktualitet

Ndodheni në Spanjë dhe nuk ktheheni dot? Ministria e Jashtme njofton shqiptarët: Gjendje emergjente, nuk do sanksionoheni

23 Mars 2020, 09:43 Nga DOSJA
Ndodheni në Spanjë dhe nuk ktheheni dot? Ministria e Jashtme njofton

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me anë të një njoftimi zyrtar informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se janë pezulluar të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.

Si rrjedhojë, të gjithë ata që nuk do të mund të kthehen në vendin e tyre gjatë kësaj periudhë të jashtëzakonshme nuk do të sanksionohet për tejkalim të afateve të qëndrimit.

Ndërkohë numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”  Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e jashtme spanje koronavirusi ne shqiperi ministria e jashtme spanje

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...