Aktualitet

U tha se u shënua viktima e pestë, fati i 61-vjeçarit merr rrjedhën e papritur, MSH: Ka pësuar vdekje klinike!

23 Mars 2020, 10:20 Nga DOSJA
U tha se u shënua viktima e pestë, fati i 61-vjeçarit merr

TIRANË- U deklarua si i vdekur mëngjesin e sotëm, por pacienti 61-vjeçar ka ende mundësi të kthehet në jetë! Ministria e Shëndetësisë sqaron se pacienti ka pësuar vdekje klinike, dhe mjekët po luftojnë për t’a kthyer në jetë.

REAGIMI:

Ministria e Shëndetësisë: Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim.

Vetë, ministria e Shëndetësisë raportoi këtë mëngjes se 61-vjeçari ishte viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri. Tashmë ai është në një luftë me vdekjen, për të fituar betejën e për t’u rikthyer në jetë. Gjendja e tij është e komplikuar për shkak edhe të komplikacioneve të tjera me shëndetin.

 

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise viktima e peste nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise viktima e peste nga covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...