Bota

Vendi në krizë nga koronavirusi/ Italia i kërkon ndihmë Pentagonit, kryeministri Conte: Javë shumë të vështira na presin

23 Mars 2020, 10:02 Nga DOSJA
Vendi në krizë nga koronavirusi/ Italia i kërkon ndihmë

ITALI– Qeveria italiane i ka kërkuar drejtpërdrejtë kreut të Pentagonit, Mark Esper ndihmë për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Së fundmi, Esper vuri në dispozicion furnizime me maska dhe respiratorë për spitalet shtetërore në Shtetet e Bashkuara, kështu që Italia ka kërkuar të njëjtën ndihmë.

Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte, u shpreh sërish se vendi ishte në një situatë shumë të vështirë duke mos u treguar optimist as për të ardhmen.

“Javë shumë të vështira na presin. Po përballemi me krizën më të vështirë që nga periudha e pasluftës. Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes. Duhet të bëjmë zgjedhje të vështira”, tha Conte.

Deri më tani numri i viktimave në Itali ka shkuar në 5476, ndërsa rastet e të infektuave po kapin shifrën marramendëse prej 50 mijë personash. Sipas mediave vendase, rreth 3 mijë të infektuar janë në gjendje kritike.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte itali koronavirusi ne itali giuseppe conte itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll