Bota

E trishtë/ 12-vjeçarja në SHBA lufton për jetën, e infektuar me COVID-19, ndodhet në terapi intesive

23 Mars 2020, 08:22 Nga DOSJA
E trishtë/ 12-vjeçarja në SHBA lufton për jetën, e

SHBA– Emma është 12-vjeçarja, e cila po lufton për jetën në një spital të Atlantas në Georgia, pasi rezultoi e infektuar me COVID-19. 12-vjeçarja më 15 mars u diagnostikua me pneumoni dhe të premten u zbulua se ajo është i infektuar me Covid-19. Që prej së shtunës ajo ndodhet në terapi intesive, por mjekët thonë se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Ekspertët e shëndetit kanë thënë që të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar që të humbin jetën pasi infektohen me COVID-19. Sipas tyre  fëmijët po ndihmojnë në përhapjen e virusit.  Studimet tregojnë se nga gati 45,000 raste të konfirmuara në Kinë deri më 11 shkurt, pati një vdekje të një personi nën 20-vjeç. Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe nuk ka vdekje të fëmijëve poshtë moshës 10-vjeç.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: CNN

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll