Bota

Gjykata Administrative në Francë rrëzon aktin normativ të kryeministrit, kërkon masa më të forta për qytetarët

22 Mars 2020, 22:14 Nga DOSJA
Gjykata Administrative në Francë rrëzon aktin normativ të

FRANCË- Këshilli i Shtetit, gjykata administrative supreme në France, i dha të drejtë sindikatave të mjekëve që i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe të paqarta dispozitat e Aktit Normativ te 20 marsit 2020. Sindikata e mjekëve kërkonte konfinim total dhe absolut dhe mosdalje nga shtëpia përveç për motiv shëndetësor dhe për blerjet e konsumit, nën mbikqyrje.

Këshilli i Shtetit urdhëron Kryeministrin të qartësojë aktin normativ dhe të marrë çdo masë që siguron në urgjencë, brenda 48 oreve, përforcimin e dispozitivit të konfinimit. Hera e parë në historinë e Francës që procedura gjyqësore “référé-liberté”, e cila përdoret për të ç’bërë vendime administrative cënuese te lirive themelore, u shfrytëzua për të kërkuar shtrëngim të masave administrative.

Argumenti kryesor është që përpara të drejtës për të jetuar, avancuar nga mjekët, nuk ka asnjë të drejtë themelore tjeter të përligjur.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjykata ne france gjykata rrezon kryeministrin gjykata ne france gjykata rrezon kryeministrin

Sondazh

Poll