Bota

I biri gjashtë muajsh infektohet me koronavirus, nëna e frikësuar paralajmëron prindërit: Temperaturë dhe diarre, ja simpt

23 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
I biri gjashtë muajsh infektohet me koronavirus, nëna e frikësuar

BRITANI– Një nënë, foshnja e së cilës është diagnostikuar me Covid-19 po paralajmëron nënat e tjera se si të dallojnë shenjat e mundshme, nëse fëmijët e tyre janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Laura Pearson, nga Cardiff, përshkroi shumë e shqetësuar simptomat e të birit gjatë 48 orëve të fundit. Foshnja 6 muajshe me emrin Gruff u sëmur me ethe dhe me temperaturë 39 gradë, dhe menjëherë ata u nisën drejt urgjencës.

Im bir filloi të zhvillojë simptoma së pari, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me temperaturë të lartë, të dridhura, dhe një kollë të butë”, – u shpreh e ëma, Laura Pearson.

“Megjithatë nuk ishte asgjë shumë e keqe, kështu që ne e arritëm atë më së miri që mundëm duke e izoluar sa më mirë në dhomën e gjumit rezervë”,– shtoi më tej Pearson.

Por më pas, të enjten, Gruff vetë filloi të shfaq simptomat e koronavirusit të tij. “Ai zhvilloi një kollë të thatë të mbyllur, por më pas filloi të ndjehej shumë i nxehtë,”- tha Laura.

Me temperaturë të lartë që nuk i ulej dhe të qara papushim, prindërit vendosën ta dërgonin edhe njëherë në spital, ku i vogli rezultoi pozitiv me Covid-19.

Gjithashtu e ëma shtoi se foshnja gjashtë muajsh ishte duke vuajtur nga diarreja e përgjakshme, të cilën disa mjekë e kanë cilësuar si një nënprodukt më pak të njohur të Covid-19.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

                                                                                                                                           

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani foshnja me koronavirus i biri gjashte muajsh me koronavirus koronavirusi ne britani laura pearson britani foshnja me koronavirus i biri gjashte muajsh me koronavirus koronavirusi ne britani laura pearson

Sondazh

Poll