PAMJE HORROR nga Spanja/ 30 mijë të infektuar me koronavirus, spitalet s’kanë më as shtretër, shtrihen nëpër korridor
23 Mars 2020, 09:37Nga DOSJA
SPANJË– Pamje të vështira për t’u parë vijnë nga Spanja, e cila gjithashtu është e goditur rëndë nga koronavirusi. Deri më tani atje janë shënuar 29909 të infektuar dhe 1813 persona kanë humbur jetën.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje brenda një spitali, ku të sëmurët me koronavirus janë të shtrirë përtokë dhe presin që mjekët t’u japin ndihmë. Disa që kanë më shuëm simptoma, janë të shoqëruar nga mjekët, ndërsa në shtretër janë vendosur ata në gjendje më rëndë.
Imazhet u shpërndanë në internet për të sensibilizuar të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI– Një nënë, foshnja e së cilës është diagnostikuar me Covid-19 po paralajmëron nënat e tjera se si të dallojnë shenjat e mundshme, nëse fëmijët e tyre ja...
Itali– Ndërsa infeksionet koronavirusit në Itali shënuan mbi 400 raste dhe vdekjet arritën numra dyshifrore, kreu i Partisë Demokratike në pushtet postoi një fo...
Do të duhet të paktën një vit për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin dhe vendet nuk mund thjesht të bllokojnë shoqëritë për të mposhtur sëmundjen, tha s...
Masat e distancimit social funksionojnë, por kjo nuk duhet të krijojë euforinë se pas disa javë distancimi, njerëzimi e ka mundur koronavirusin, thotë Dr. Jenni...
BRITANI E MADHE- Një punonjës në Pallatin Buckingham rezultoi pozitiv për koronavirusin, gjatë kohës që Mbretëresha Elizabeth II po qëndronte në të njëjtën god...
AMMAN – Shënohet i infektuari i parë me koronavirus në Siri. Ministri i Shëndetësisë Nizar al-Jeziji tha për mediat shtetërore se ishin marrë të gjitha masat e ...
Shifra të frikshme janë shënuar në të gjithë botën nga koronavirusi. Të paktën 367,003 njerëz janë infektuar dhe 16,102 të tjerë kanë humbur jetën gjatë betejës...
FRANCË- Këshilli i Shtetit, gjykata administrative supreme në France, i dha të drejtë sindikatave të mjekëve që i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe të paqa...
BERLIN- Një Air Boeing nga Mynihu u ul në Reykjavik më 29 shkurt. Në bord ishin kryesisht turistë Islandeze, veçanërisht të rinj, që ktheheshin nga një f...