Bota

Në rrezik jeta e Mbretëreshës Elizabeth II? Punonjësi i stafit të saj i prekur nga koronavirusi, dyshime edhe për monarken

23 Mars 2020, 08:42 Nga DOSJA
Në rrezik jeta e Mbretëreshës Elizabeth II? Punonjësi i

BRITANI E MADHE-  Një punonjës në Pallatin Buckingham rezultoi pozitiv për koronavirusin, gjatë kohës që Mbretëresha Elizabeth II po qëndronte në të njëjtën godinë si ai. Pjesëtari i stafit shfaqi simptomat e para para një jave, në një kohë kur mbretëresha nuk ishte larguar ende nga Londra.

Kjo gjë ka shtuar shqetësimin se 93-vjeçarja Elizabetha II mund të jetë e infektuar, megjithatë asnjë nuk është konfirmuar apo mohuar asgjë nga ana e zyrës së shtypit.

“Pallati ka 500 punonjës. Sapo përgjigja e tij doli pozitive, ai u izolua. Por nuk dihet se sa e afërt marrëdhënia e tij me Mbretëreshën gjatë kohës që ai ishte infektuar. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë infektuar edhe të tjerë,”-tha një burim brenda Pallatit.

Ndërkohë Mbretëresha është zhvendosur nga Londra, në një tjetër kështjellë. Sipas mediave vendase, ajo është në komunikim të vazhdueshëm me familjen e tij, duke përdorur aplikacione si Facetime apo dhe Skype.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli mbretëresha elizabeth ii koronavirusi ne angli mbretëresha elizabeth ii

Sondazh

Poll